Te Barcelona ka pak gjëra për të festuar në këtë fundviti. Klubi po mbyll një nga vitet më të errëta në historinë e tij, në aspektin sportiv dhe atë ekonomik, me dështime në fushën e lojës dhe borxhin që ka arritur nivele rekord.
Pikërisht kjo krizë e dyfishtë ka bërë që në klub të vendosin të prishin edhe një nga traditat më të respektuara, atë të dhuratave e festës së Krishtlindjeve.
Çdo vit, klubi u bënte lojtarëve dhurata simbolike dhe organizonte një festë për ta dhe stafin.
Por sipas “AS”, kjo festë është anuluar këtë vit dhe për lojtarët nuk do të ketë dhurata.
Nëse kjo u bë për shkak të krizës ekonomike, apo thjesht se nuk e sheh si një moment feste atë që po kalon kubi, këtë mund ta shpjegojnë vetëm drejtuesit katalanas që morën këtë vendim i cili mendohet se ka lënë të pakënaqur futbollistët.
Mungon Vini, kjo është 11-shja e Real Madridit ndaj Valencia...
Aksident mes motoçikletës dhe veturës në Gjakovë, lëndohen d...
Man City fiton pas pesë vitesh në ‘Anfield’ dhe vazhdon luft...
Kongresmeni amerikan: Kosova duhet të bëhet pjesë e NATO-s
GO+ Peja fiton në kryeqytet ndaj Sigal Prishtinës
Partia qeverisëse e Japonisë drejt një fitoreje të thellë në...