Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka nderuar dhe kujtuar veprën e Presidentit Historik, Ibrahim Rugova në 32 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, partisë së parë pluraliste jo vetëm në Kosovë dhe Ballkan, por edhe në Evropën Juglindore.
“Lidhja Demokratike është themeluar më 23 dhjetor 1989 nga një grup intelektualësh të shquar të kohës, në krye me atin tonë themeltar, të shtetit të Kosovës të vetë Lidhjes Demokratike, Presidentin Rugova. LDK, si një lëvizje nacionale, i ka prirë proceseve të mëdha për vendin; procese që janë kurorëzuar fillimisht me lirinë e Kosovës, më pas me pavarësinë e saj si dhe me procesin e shtetndërtimit tonë. Gjatë tre dekadave të shkuara LDK-ja ka lënë gjurmë të pashlyeshme historike, të paarritshme, ndërsa në dekadën e katërt roli i LDK-së do të jetë thelbësor në drejtimin e Kosovës drejt proceseve tona euroatlantike”, është shprehur kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku./arbresh.info/

OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren