Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke iu drejtuar qytetarëve sot, lidhur me skandalin e publikimit të të dhënave të punësimit për mbi 630 mijë shqiptarë.
Kreu i qeverisë shqiptare tashmë ka nisur adresimin e tij, së bashku me Drejtoreshën e Përgjithshme të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Mirlinda Karçanaj.
Prej më shumë se 24 orësh në rrjetet sociale dhe media u shpërnda një bazë të dhënash me informacione sensitive për mbi gjysmë milioni shqiptarë, numri i ID, vendi i punë si dhe paga mujore. Bëhet fjalë për pagesat e muajit janar të këtij viti.
Kjo gjë ka shkaktuar një furtunë tek opinioni publik dhe reagime të shumta, si nga Presidenti, opozita ashtu dhe nga gazetarë apo aktivistë të shoqërisë civile.
Derisa procesi i numërimit vazhdon, kjo është TOP 5-shja më ...
Shqipëria bëhet me 387 ushtarë të ri
Nga Shtëpia e Bardhë thonë se Trump dhe Putin zhvilluan një ...
Egjipi i Salahut siguron pozitën e parë dhe kualifikimin tut...
PZAP: Kemi marrë 56 ankesa për zgjedhjet e 28 dhjetorit, 49 ...
Bleron Fetahi largohet nga Llapi