Policia e Kosovës ka bërë të ditur me anë të një komunikate se gjatë vizitës së presidentit kroat, Zoran Milanovic, do të ketë ndërprerje të qarkullimit të trafikut në disa rrugë.
Policia ka bërë të ditur se Presidenti kroat do të qëndrojë në Kosovë me datat 23 dhe 24 dhjetor dhe ajo do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe përcjelljen e eskortës sipas agjendës. Policia ka kërkuar mirëkuptim nga qytetarët.
“Policia e Kosovës lidhur me vizitën e presidentit të Republikës së Kroacisë z. Zoran Milanović, njofton se: gjatë vizitës së tij, me 23 dhe 24 dhjetor 2021, policia do të angazhohet për ofrimin e sigurisë dhe përcjelljen e eskortës sipas agjendës së paraparë. Njoftojmë qytetarët së gjatë lëvizjes së eskortës së presidentit kroat, mund të ketë ndërprerje të përkohshme, në intervale të shkurtra kohore të qarkullimit të trafikut. Andaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve për këto masa që do të ndërmerren nga policia”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...