Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut njofton se në 24 orët e kaluara janë kryer 2.592 teste, ndërsa janë regjistruar 190 raste të reja me COVID-19.
Në Shkup – 101, Prilep – 12, Manastiri – 10, Velesi dhe Strumicë nga 8, Kavadari, Kumanova dhe Ohri nga 7, Resnja – 6, Shtipi – 4, Gjevgjelia, Demir Hisari dhe Negotino – 3, Bogdanci, Dellçeva, Kërçova dhe Probishtipi nga 2, Dibra, Koçani dhe Kriva Pallanka nga 1.
Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 193 pacientë të shëruar nga coronavirusi. Në Shkup – 78, Kavadar – 20, Manastir – 18, Prilep – 14, Kumanovë – 12, Ohër – 10, Veles – 7, Dellçevë – 5, Shtip, Gjevgjeli dhe Kratovë nga 4, Struga, Negotinë, Probishtip dhe Makedonski Brod nga 2, Tetova, Gostivari, Kërçova, Resnja, Berova, Vinica, Bogdanci, Krusheva dhe Dojrani nga 1.
Sot janë konfirmuar 14 viktima nga coronavirusi. 3 persona të vdekur nga Shkupi (46, 58 dhe 89), 2 të vdekur nga Prilepi (73 dhe 80) dhe Ohri (59 dhe 88), nga një i vdekur nga Berova (53), Strumicë (65), Manastiri (80), Kavadari (80), Kumanova (83), Resnja (88) dhe Kërçova (91).
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 221.285, numri i të shëruarve është 207.948, numri i të vdekurve ka arritur në 7.815, ndërsa numri i rasteve aktive është 5.522./Telegrafi/
KESCO: Sistemi elektroenergjetik aktualisht po operon në kus...
U shpall i zhdukur dy ditë më parë, gjendet i vdekur 39-vjeç...
Shkaktoi aksident me katër të lënduar dhe u largua nga vendi...
Hetimet mbi aksidentin tragjik në Spanjë, çfarë e shkaktoi ç...
“Është nder dhe privilegj”, Edi Rama ia kthen Trumpit letrën...
Xheneta i reagon sërish Leonora Jakupit: Kjo pozitë nuk ësht...