Një grua 46-vjeçare ka ndërruar jetë dhe një tjetër është lënduar rëndë pasi u goditën nga vetura në rrugën Prishtinë – Ferizaj.
Për arbresh.info, lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës në rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:00, ndërsa në këtë aksident ishin të përfshira dy vetura dhe dy këmbësorë.
Po ashtu, lidhur me këtë rast është arrestuar një person.
“Si pasojë e aksidentit këmbësoret,kanë pësuar lëndime të rënda trupore. Të njëjtat janë dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor, në QKUK, nga ku rreth orës 12:00, jemi njoftuar se njëra nga të lënduarat F.C femër 1975, ka ndërruar jetë. Lidhur me këtë rast është arrestuar një person.
Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal po merren me rastin”, tha Ahmeti./arbresh.info/
Si ta parandaloni shfaqjen e njollave të bardha në rroba pas...
Parashikimi i motit – Mjegull në fundjavë dhe ditëve të para...
Bologna në finalen e Superkupës së Italisë, fiton dramën nda...
Shkretëtira e Arabisë Saudite zbardhet nga dëbora
Dy automjete përplasen në aksin Lezhë-Shkodër, lëndohen drej...
Festat festohen edhe në kampin e KFOR-it, momenti i ngrohtë ...