Gjithçka ishte gati për darkën e Krishtlindjes në Kështjellën Ëindsor. Pavarësisht rritjes së rasteve me Covid në Britaninë e Madhe, Mbretëresha Elizabeth nuk donte të ishte vetëm gjatë pushimeve.
Në një vit të veçantë, në të cilin humbi burrin e saj Filippo, ajo kishte vendosur të rrethohej me të dashurit e saj. Takimi u caktua për më 21 dhjetor dhe në tavolinë pritej të uleshin rreth 50 anëtarë të familjes mbretërore. Por kjo u përmbys, pasi mbretëresha e frikësuar nga varianti Omicron ka vendosur të anulojë takimin. “Është gjëja e duhur që duhet bërë” deklaroi ajo.
Zakonisht Mbretëresha takon fëmijët, nipërit dhe mbesat në Pallatin Buckingham, përpara se të strehohet në Norfolk për ditën e Krishtlindjes. Dhe një pjesë e mirë e familjes mbretërore është e ftuar, duke përfshirë kushërinjtë e Elizabeth, Gloucesters, Duka i Kentit, Michaels.
Pas drekës tradicionale familjare që do të mbahej në Ëindsor këtë vit, me praninë e Kate Middleton, Sophie e Wessex dhe Camilla Parker Bowles, Mbretëresha Elizabeth kishte dashur të largohej nga kështjella për të kaluar pushimet në Pallatin Sandringham. Gjithçka ishte gati dhe nipërit George, Charlotte dhe Louis mezi prisnin të shijonin dritat dhe dekorimet së bashku me të gjithë familjen mbretërore. Por situata pandemike e trembi sovranen që preferoi të anulonte aktivitetin./express/
Hamza: Saherë ka nevojë për Mitrovicën jam aty
Ylli i Man Cityt drejt kalimit tek Benfica, rol të madh po l...
Aksident tragjik në aksin Levan-Tepelenë, vdes 16-vjeçari
Konjufca: Nga Ferizaj në Lipjan, mbështetje për Albin Kurtin
Papa Leo bën thirrje për ‘guxim’ për t’i dhënë fund luftës n...
Pas Emërllahut, Polissya nënshkruan edhe me Ilir Krasniqin