Kryeministri Albin Kurti ka ironizuar duke thënë se mund të niset nesër për vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Kurti tha se shefi i stafit të tij është duke e përgatitur vizitën e tij të ardhshme në SHBA.
Ai tha se nuk e di saktë kur do të jetë, por tha se vizita do të bëhet vitin e ardhshëm.
“Unë kam vizë për SHBA, mund të nisem nesër, por nuk ka asgjë të vërtetë aty. Jetojmë në kohëra të vështira, është bërë shumë e mundimshme të demantosh secilën gënjeshtër. Zelli i të tjerëve që të gënjejnë për neve nuk mund të ketë si përgjigje zellin tim për të demantuar”, tha Kurti në DESK.
“Asgjë nuk ka të vërtetë aty, unë kam vizë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Shefi I stafit, Luan Dalipi është duke e përgatitur vizitën time të ardhshme në vitin e ardhshëm. Nuk e di ai është duke e përgatitur, por vizita do të jetë në vitin e ardhshëm”, shtoi Kurti.
LEXO EDHE
Kurti e pranon se VV-ja “mbase” s’ia ka qëlluar me kandidaturat – Arbresh.info
Prokuroria kërkon paraburgim për Gjestin, dyshohet për tri v...
Komiteti i Rajoneve i BE-së heq fusnotën për Kosovën
Stuhi të fuqishme dhe tornado godasin SHBA-të, dy viktima në...
Morën peng dhe dhunuan një 28-vjeçar në Tiranë, tre të rinj ...
Gërvalla: Kosova ka nevojë për drejtësi pa kompromis
Kurti dhe Vitia nesër do të marrin pjesë në përurimin e hapë...