Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pranuar se partia që udhëheq, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ia ka qëlluar me kandidaturat për kryetarë komunash në zgjedhjet lokale të këtij viti.
Kurti thotë se kanë mundur të kishin kandidatë më të mirë në zgjedhjet e 14 tetorit, por jo në ato të 17 nëntorit, pasi Kurti vlerësoi se, 12 kandidaturat e balotazhin ishin më të denjët e mundshëm.
“Së pari, Prishtinën në kuptimin që ju thoni e kemi humbur në vitin 2018 dhe në anën tjetër një palë zgjedhje prapa atyre parlamentare. Në vitin 2013 kemi marrë pjesë në zgjedhjet e para lokale, nuk kishim elektorat. Kjo na ka imponuar të merremi me çështjet shoqërore, të socio-ekonomisë, por jo me çështjet lokale. Në vitin 2017, kemi fituar tri komuna, ndërsa në 2018 i humbëm dy e tani i kemi 4. Me votë të gjithëmbarshme jemi të parët, edhe në ato lokale. Zgjedhjet parlamentare dhe lokale kanë logjika krejtësisht të ndryshme dhe rregullsi të ndryshme, dallojnë njëra nga tjetra. Është evidente se nuk ka ekzistuar situata e 14 shkurtit të këtij viti, atëherë kur lista jonë kishte tre politikanë që drejtojnë tre institucione të ndryshme. Në këto zgjedhje lokale, kemi pasur dy komuna ku ka fituar VV-ja, në Shtime dhe Gjilan, ku kishim kryetar të këtyre partive të vjetra dhe që ishin në pushtet për një kohë të gjatë. E mundësuam edhe aty rotacionin demokratik. Aty ku fiton VV-ja, ne etablojmë ndryshimin si vlerë. Nuk besoj që ka qenë e mundur të kemi kandidatë më të denjë se këta 12 që kishim në balotazh. Nuk kemi gjithë të gjithë dakord me kandidaturat. Ato kanë ardhur nga bazat, nga diskutimet që kanë ardhur në Kryesi. Nuk ka pas unanimitet për ta. Kemi mundur të kemi pasur kandidatë më të mirë në zgjedhjet e 14 tetorit, por jo në ato të 17 nëntorit”, ka thënë Kurti në “Desku” të KTV-së.
Kryeministri si “fajtor” për dështimin në zgjedhjet lokale e sheh strukturën organizative të Vetëvendosjes, por shtoi se mban përgjegjësi.
“Nuk jemi të kënaqur me rezultatin. Është dashur të fitojmë më shumë. Jemi ku jemi, ndoshta synimet tona ishin më të larta se sa ishim të organizuar. Kemi tash katër vjet që s’kemi mbajtur zgjedhje të brendshme. Fakti tjetër që ka ndikuar është fakti që ishim të impenjuar me qeverisjen dhe menaxhimin e pandemisë për herë të dytë. Ne shteruam më shumë energji në qeverisje sesa në strukturë organizative. Mbaj përgjegjësi. Mbase për 14 shkurt nuk kam aq merita sa thonë, ndërkaq për 14 nëntorin me siguri se mbaj përgjegjësi”, deklaroi Kurti.
Maqedonci priti në takim lamtumirës atasheun ushtarak të Rep...
Kush është Nexhmi Rexhepi, kryetari i sapo zgjedhur i Gjykat...
Spanja “justifikoi” të gjitha 11 testet pozitive të dopingut...
Terras takohet me përfaqësues politik të komunitetit serb në...
Kosova importon mbi 476 mijë kilogramë mjete piroteknike, vl...
Raporti për sigurinë në veri, Sveçla: Qindra sulme ndaj poli...