Policia e Kosovës në Vushtrri, ka arrestuar dy persona të moshës 20 vjeçare për posedim të narkotikëve.
Sipas komunikatës A.J dhe E.B janë arrestuar gjatë planit operativ “Siguria në shkolla”.
“Arrestimi i dy të dyshuarve është realizuar në kohën kur zyrtarë policorë në rroba civile të angazhuar në planin operativ “Siguria në shkolla”, mbi dyshime të arsyeshme në rrugën “Ukshin Kovaqica” kanë ndaluar dy të dyshuarit, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar tek të dyshuarit janë gjetur dhe sekuestruar dy qese të vogla substancë e dyshuar narkotike”, thuhet në komunikatë.
Ndërsa pas procedurave intervistuese me urdhër të prokurorit të rastit dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.
Ndaj të dyshuarve është iniciuar rast për veprën penale ‘Posedimi i paautorizuari i substancave narkotike’. Hetimet e mëtejme lidhur me rastin do ti zhvilloj njësia përkatëse hetimore./arbresh.info/
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri
Horoskopi sot – Çfarë parashikojnë yjet për ju?
Bayern Munichu e thyen rekordin e çmendur të Jose Mourinhos ...
Tragjedi ajrore në Gjermani, aeroplani bie në zonë banimi ...
Rezulton pozitiv me Hantavirus personi i 11 nga anija kanade...
Moti sot në Kosovë i vranët dhe me reshje lokale shiu