Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi, komentoi edhe zgjedhjet e brendshme partiake brenda LSDM-së, ku kryetar u zgjodh, Dimitar Kovaçeski. Grubi tha se Zaev këtë vit do ta mbyll si kryeministër, duke shtuar se pas janarit do të shihet se si do të zhvillohen negociatat me Bullgarinë dhe realizimin e marrëveshjes së re për Qeverinë.
Grubi tha bindshëm se kryeministri shqiptar do të bëhet edhe pa Zoran Zaevin në krye të Qeverisë, pasi që siç shtoi është marrëveshje e koalicionit dhe do të vazhdoj të jetë marrëveshje e koalicionit edhe me liderin e ri.
Kujtojmë që Bashkimi Demokratik për Integrim në zgjedhjet e fundit parlamentare (të vitit 2020) shpalosi idenë për kryeministër shqiptar, me çka pas përfundimit të zgjedhjeve me mandatarin për formimin e Qeverisë (Zoran Zaevin nga LSDM-ja) u dakordësuan që në 100 ditëshin e fundit të mandatit të Qeverisë, kryeministri të jetë shqiptar./TV21
Sulmi kibernetik lë jashtë funksionit shërbimin postar të Fr...
Besa Famgas, kampione vjeshtore në Superligën e Kosovës
Rusia përshkallëzon sulmet ndaj rajonit kyç të Ukrainës, Ode...
Neymar operohet me sukses, synimi i tij i vetëm është pjesëm...
Aksident me vdekje në Tepelenë-Memaliaj, humb jetën 45-vjeça...
Durmishi: Rrugët në brezin kufitar po rrisin sigurinë dhe zh...