Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se sonte në mesnatë do të përfundojë afati për pranimin e fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Dragashit.
Sipas njoftimit të dërguar për media nga zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, KQZ deri në orën 14:00 të ditës së hënë ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime
“Sonte në mesnatë do të përfundojë afati 15 ditor për pranimin e fletëvotimeve nga jashtë Kosovës për raundin e dytë të Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Deri të hënën, në orën 14:00, KQZ ka pranuar 381 pako të supozuara me fletëvotime. Pas procesit të vlerësimit të të gjitha fletëvotimeve që do të pranohen, gjatë ditës së martë, KQZ-ja do të bëjë numërimin e tyre në prezencë të vëzhguesve dhe të mediave”, thuhet në njoftim./arbresh.info/
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Kupa e Anamoravës 2026