Juventus nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë kundër Venezias pasi ndeshja u mbyll me rezultat 1-1, e vlefshme për xhiron e 17-të të Serie A.
Të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët, ku Alvaro Morata realizoi gol në minutën e 32-të.
Paraprakisht, “Zonja e Vjetër” nuk e nisi mirë përballjen pasi Paolo Dybala u desh të largohej për shkak të lëndimit.
Ai u zëvendësua me Kaio Jorge në minutën e 12-të të ndeshjes.
Në pjesën e dytë, vendasit arritën të barazojnë rezultatin në 1-1 në minutën e 55-të përmes Mattia Aramu.
Deri në fund të ndeshjes, Juventusi e dominoi takimin, por pavarëissht kësaj goli nuk pati dhe shifrat mbetën të njëjta.
Pas kësaj ndeshje, Juventusi gjendet në vendin e gjashtë me 28 pikë të grumbulluara, ndërsa Venezia në vendin e 16-të me 16-të pikë./Arbresh.info
E rëndë në Fushë-Krujë, kunati vret me armë zjarri kunatin
KEDS tregon cilat zona do të mbesin pa rrymë nesër për shkak...
Irani ka dy kushte që duhet plotësuar ShBA-ja nëse do të ulë...
Votohet në parim Ligji për çmimet tavan
Hamza: S’mund të ulet çmimi kur rritet kostoja e prodhimit, ...
ZRRE publikon raportet konsultative për të hyrat maksimale t...