Policia ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët, për një person të shpallur në kërkim.
Aaron Rexhaj, 22 vjeçar është i kërkuari i akuzuar për veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”.
“Personi i kërkuar është: AARON (Halit) REXHAJ i lindur me 05.04.1999 në Gjermani. Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatën e policisë.
Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:
192 dhe 080019999 (pa pagesë)
039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë
E-mail adresa: [email protected]/arbresh.info/

Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...