Me vetëm 25% të popullsisë të vaksinuar me të dy dozat, Bullgaria ka nivelin më të ulët të vaksinimit në Bashkimin Europian. Problemet logjistike, paqëndrueshmëria politike dhe mosbesimi në institucionet publike po pengojnë përpjekjet për vaksinim kundër Covid.
Madje janë të shumta protestat e organizuara në mënyrë spontane në të gjithë Bullgarinë çdo javë, çdo ditë, kundër vaksinave dhe certifikatës së gjelbër. Një prej protestuesve shprehet se vaksinimet janë si historia që përsëritet. Njësoj si në kohën e Luftës së Dytë Botërore dhe të hebrenjve. Por këtë herë të gjithë janë hebrenj, nëse nuk je i vaksinuar të tjerët të urrejnë.
Por ka dhe të tjerë që thonë se prodhuesit e vaksinave e pranojnë se ato do të jenë eksperimentale deri në vitin 2024, dhe për këtë arsye refuzojnë të jenë pjesë e një eksperimenti. Zv/ministri i shëndetësisë ia vë fajin problemeve logjistike për nivelin e ulët të vaksinimit por dhe paqëndrueshmërisë politike. Në Bullgari janë mbajtur tre zgjedhje parlamentare brenda 8 muajsh,abcnwes.al.
Në një nga qendrat e vaksinimit më aktive në Sofje, me kapacitet vaksinimi deri në 2 mijë persona në ditë, mesatarja e të vaksinuarve këto ditë është rreth 700 persona. Ndërkohë në parlamentin e ri të vendit ka hyrë një parti e ekstremit të djathtë që ka një program të qartë kundër vaksinimit. Bullgaria rrezikon të përballet për një kohë të gjatë me një fushatë problematike vaksinimi anti-Covid.
Zelensky sytë kah Evropa pasi bisedimet SHBA-Ukrainë përfund...
Pa fitues në kryeqytet, Prishtina dhe Ferizaj ndajnë pikët
Numri 129 për AAK-në, Haradinaj: Të renditur e në rresht si ...
VV: 116 është numri i fitores edhe më të madhe që na duhet d...
KQZ tërheq shortin, këta janë numrat e partive për zgjedhjet...
Agjencia e OKB-së: Mburoja në Çernobil kundër rrezatimit “hu...