Një sherr me grushta ka plasur mëngjesin e sotëm mes deputetëve në Parlametin e Turqisë.
Mediat locale raportojnë se gjithçka nisi teksa në komisionet përkatëse po diskutohej për Projektbuxhetin 2021, ku deputetët e partisë në pushtet AK u përplasen me grushte dhe shkelma me deputetët e opozitës turke, CHP.
Gjithçka ka dalë nga kontrolli brenda pak sekondash ku as kreu u Parlamentit dhe as badigardët nuk mundën të ndanin deputetët.
Klima politike është mjaft e tensionuar në Turqi, me thellimin e krizës ekonomike si edhe rritjen e mbështetjes për opozitën në sondazhet që bëhen. Lira turke ka humbur mjaft nga vlera e saj vetëm gjatë dy javëve të fundit duke thelluar edhe më tepër krizën, ndërsa paqendrueshmëria politike ka detyruar një mori kompanish të huaja që të largohen nga vendi. /abcnews.al/
TBMM’deki bütçe görüşmelerinde yumruklu kavga çıktı. pic.twitter.com/B9Dv89KYmM
— Anlık (@anlikhaberin) December 8, 2021
Këta janë 110 kandidatët për deputet nga VV
Gjermania përjashton njohjen e shtetit palestinez në “të ard...
Herolind Shala ndër të ftuarit e Inter Miamit në titullin ka...
‘Zarf i kuq’ në Big Brother VIP Kosova 4
Krimet e luftës, këtë muaj nisin dy procese gjyqësore ndaj 6...
Celta Vigo ia thellon krizën Real Madridit, e mposht midis &...