Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti ka ,folur sot në Bruksel edhe për marrëveshjen e arritur mes Kosovës dhe Serbisë rreth çështjes së targave.
Kurti pas takimit me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian (BE) në Bruksel tha se Qeveria e Kosovës është duke zbatuar 100 për qind marrëveshjen me Serbinë që është arritur në Bruksel më 30 shtator të këtij viti, shkruan arbresh.info
“Dua të theksoj një sukses që është neglizhuar nga BE, e që është arritur nga BE, por është neglizhuar nga të tjerët. Kjo është marrëveshja e 30 shtatorit që është bërë nga zyra e z. Borell këtu në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, për tabelat e veturave. Tensionet ishin shumë të larta dhe t ani jemi në zbatim 100 për qind të marrëveshjes që është arritur këtu”, tha Kurti.
Ai tha se kjo marrëveshje ishte një kompromis nga ana e Kosovës,
“Do të donim të mos i kemi fare as ato letra ngjitëse në tabela, por pasi kishte insistim për mbulimin e simboleve tona kur hynin veturat në Serbi, dhe e njëjta në anën e kundër veturat e Serbisë kanë ngjitës mbi tabelat e tyre”, tha Kurti
Kryeministri i Kosovës gjatë konferencës për media u pyet nga gazetarja kosovare, Gjeraqina Tuhina nëse do merrte pjesë në një takim për një raund tjetër të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, nëse do ftohej nga përfaqësuesi i BE-se Josep Borell.
“Prej kur jam në politikë kam ardhur në Bruksel dhjetëra herë, nganjëherë me e pa ftesë. Por, për ne Brukseli është i rëndësishëm, është kryeqytet i progresit, por njëkohësisht edhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Për qeverinë tonë që është më demokratikja e më pro evropiania në rajon që prej çlirimit të Kosovës, BE është projekti më i rëndësishëm i paqes dhe prosperitetit në botë që prej luftës së dytë botërore. Nëse ndërmjetësuesi, lehtësuesi, z Borrell e sheh të arsyeshme dhe të mundur që të më ftojë për takim, sigurisht që do vij”, u shpreh Kurti. /arbresh.info/
Rama: Korridori VIII certifikohet si korridor sigurie për fo...
Trump: Ndryshimi i regjimit, gjëja më e mirë që mund të ndod...
Kurti në Mynih takon Administratorin e UNDP-së, flasin për p...
Kapen mbi 15 mijë euro të padeklaruara në Merdare
Drita fiton në frymën e fundit ndaj Drenicës
Plenkoviq njofton për takimin me Kurtin: Folëm për statusin ...