Atalanta ka arritur të mposhtë Napolin me rezultat 3-2 në kuadër të xhiros së 16-të të Serie A.
Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes, Ruslan Malinovskyi qysh në minutën e shtatë.
Ndërsa, Piotr Zielinski barazoi rezultatin në 1-1 në minutën e 40-të të ndeshjes.
Pjesën e dytë vendasit pastaj e nisën shumë më mirë se të parën.
Kjo pasi ata shënuan për golin e epërsisë në minutën e 47-të përmes Dries Martens.
Por, pavarësisht kësaj, Merih Demiral arriti të barazonte rezultatin në minutën e 66-të.
Për rezultatin përfundimtar, u përkujdes Remo Freuler i cili shënoi në minutën e 71-të për 3-2.
Pas kësaj humbje, Napoli bie në vendin e tretë me 36 pikë të grumbulluara, ndërsa Atalanta gjendet një pozitë më poshtë me 34 pikë./Arbresh.info
Interneti botëror – a e dini se kabllot nënujore dëmto...
Bashkimi triumfon në derbi ndaj Pejës
Ministria e Mbrojtjes: Mbretëria e Bashkuar rrëzoi disa dron...
A po vonohet Kosova në përgatitjet për organizmin e Lojërave...
Interi “blindon” kreun e tabelës, merr fitore të...
Lavrov bisedë telefonike me homologun iranian: SHBA të heqë ...