Sot zhvillohen dy ndeshje të Superligës së Kosovës në futboll në kuadër të xhiros së 17-të.
Drenica pret në shtëpi Ballkanin, ndeshje kjo që fillon nga ora 13:00.
Ballkani është lider në Superligë pas 16 xhirove me 30 pikë, kurse Drenica ka 20 pikë në pozitën e gjashtë.
Ndeshja e dytë për ditën e sotme është ajo ndërmjet Gjilanit dhe Malishevës. Edhe kjo ndeshje zhvillohet nga ora 13:00.
Gjilanasit synojnë të rikthehen në krye të tabelës pasi kanë 29 pikë në pozitën e dytë, ndërsa Malisheva është e shtata me 18 pikë./arbresh.info/
Vdes punëtori 44 vjeçar, dyshohet se kishte rënë nga kati i ...
Në mungesë kuorumi, nuk votohet rezoluta për çmimet e naftës
Kurti priti në takim presidentin e fondacionit Renovabis
Rritja e çmimeve, Kusari Lila: “S’po fshihemi pas përgjegjës...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Kurti: Edhe pse s’e kam hequr akcizën e TVSh-në, veç çka jam...