Dëshira e madhe për t’u dukur si një kukull Bratz ka bërë që 24-vjeçarja nga Bullgaria, Andrea Ivanova të kryejë shumë injeksione në fytyrën e saj.
Buzët më të mëdha nuk janë e vetmja pjesë e ndryshimit pasi Andrea vizitoi së fundmi mjekun e saj për një procedurë të konturimit të fytyrës në mënyrë që të ndryshonte formën e mjekrës dhe nofullës, gjë që i kushtoi asaj rreth 500£.

Hapat e saj të ardhshëm drejt ngjashmërisë me një kukull Bratz përfshijnë më shumë operacione plastike për t’i dhënë formë dhe zmadhuar mollëzat e saj.
Buzët e mëdha të 24-vjeçares kanë tërhequr vëmendjen e mijëra përdoruesve të Instagram-it pasi ajo poston shpesh përditësime për ndryshimet në pamjen e saj.
Pavarësisht se ka marrë kaq shumë injeksione, Andrea nuk shqetësohet se një ditë do t’i ‘plasin’ buzët.

“Më pëlqejnë shumë dhe ndihem shumë më mirë me buzët e mia. Shumë shpejt do të bëj edhe procedurat e reja për zmadhimin e buzëve dhe faqeve”, tha ajo./tvklan.al
Moti sot i vranët e me intervale me diell
Në Speciale vazhdon dita e dytë e deklaratave përmbyllëse
Deklaratat përmbyllëse të ZPS-së vazhdojnë nesër
Berisha: Aktakuza në Hagë ndaj ish-udhëheqësve të UÇK-së ësh...
Kryeministri britanik refuzon thirrjet për dorëheqje: S’jam ...
Drejtori i Doganës dhe ambasadorin slloven diskutojnë lehtës...