Në pikën kufitare të Preshevës sot është nënshkruar protokolli për njohjen reciproke të statusit të subjektit ekonomik të autorizuar për siguri dhe sigurime (AEOS) ndërmjet administratave doganore të Serbisë dhe Maqedonisë.
Ky është një tjetër hap i rëndësishëm në zbatimin e Iniciativës për “Ballkanin e Hapur”, të udhëhequr fuqishëm nga liderët e tre vendeve, presidenti Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut Edi Rama dhe Zoran Zaev, e cila synon të sigurojë lëvizjen e lirë të mallrave dhe shërbimeve dhe punës brenda tregjeve të shteteve anëtare të “Ballkanit të Hapur”.
Protokolli rregullon të gjitha çështjet teknike dhe krijoi kushte për zbatimin përfundimtar të marrëveshjes së nënshkruar më parë mes dy qeverive nga 1 janari i vitit të ardhshëm.
Protokollin në emër të Serbisë e nënshkruan drejtori i Drejtorisë doganore Branko Radujko, ndërsa në emër të Maqedonisë së Veriut drejtoresha e Drejtorisë doganore Sllavica Kutirov.
Me zbatimin e Marrëveshjes, kompanitë që kanë fituar statusin e subjektit afarist të autorizuar për siguri dhe siguri në vendin e tyre në një shtet, do të gëzojnë të njëjtat përfitime nga procedura e thjeshtuar dhe më e shpejtë doganore në një shtet tjetër./Telegrafi/
Rexhbecaj drejt largimit nga Augsburgu – disa klube të Bunde...
Dyshohen për falsifikimin e mbi 900 euro në monedha metalike...
Donnarumma: Italia do të rikthehet e fortë dhe e madhe
57 aksidente e mbi 2500 gjoba të shqiptuara gjatë 24 orëve n...
Gjendet mjet i pashpërthyer në Rahovec, shpërthehet në mënyr...
Zhduket një vajzë në Gjakovë