Në mesjavë do të zhvillohet xhiroja e 12-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndeshja e parë zhvillohet ndërmjet kampionit Golden Eagle Yllit dhe skuadrës së fundit në renditje, Dritës. Therandasit kanë tetë fitore dhe katër humbje, kurse gjilanasit kanë 11 humbje në 11 ndeshje, duke qenë skuadra e vetme në elitë pa fitore.
Takim më i barabartë shihet mes Rahovecit dhe Sigal Prishtinës. Vreshtarët kanë dy fitore dhe nëntë humbje, kurse prishtinasit gjashtë fitore dhe pesë humbje. Sfida pritet të jetë e barabartë, duke marrë parasysh se të dy skuadrat do të hyjnë vetëm për fitore.
Përballja e fundit zhvillohet mes Trepçës dhe Bashkimit, dy skuadra me traditë në basketbollin e Kosovës dhe që kanë pasur rivalitet mes tyre ndërmjet veti në vitet e fundit. Mitrovicasit janë në vendin e parë me nëntë fitore dhe dy humbje, kurse prizrenasit kanë gjashtë fitore dhe pesë humbje. Prizreni 16 – Peja do të llogaritet rezultati i arritur në Ligën Unike.
Superliga – Java 12
E mërkurë
17:00 Golden Eagle Ylli – Drita
19:00 Rahoveci – Sigal Prishtina
E enjte 19:00 Trepça – Bashkimi
Prizreni 16 – Peja (REZULTATI I LIGËS UNIKE).
Endrit Thaçi uron babain për ditëlindje: Na mungon çdo ditë,...
Homazhet për Qosjen, Osmani nënshkruhet në Librin e Zisë
Hamza uron Hashim Thaçin për ditëlindje: Na ke munguar shumë...
Haxhiu: Eliot Engel nuk heshti për Kosovën në kohët më të vë...
Kuvendi mblidhet në seancë solemne për kongresmenin Eliot En...
Inspektorati i Punës godet shkeljet në ndërtimtari, 13 ndali...