Me një ceremoni të organizuar është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së kryetarit të Komunës së Skenderajt, ku kryetari i deritanishëm, Bekim Jashari e ka prit kryetarin e ri,Fadil Nura.
Në një postim në llogarinë e tij në “Facebook”, kryetari që sot u betua, Nura, tha se “Pa marrë parasysh dallimet politike, mbi çështje të caktuara, prapëseprapë jemi të këtij vendi, ku secili e ka dëshirën të shoh Skenderajn të përparuar, thuhet në njoftimin e komunës.
Nura ka falënderuar Jasharin për ceremoninë e organizuar me rastin e pranim-dorëzimit të detyrës, dhe është shprehur i gatshëm për bashkëpunim. /arbresh.info/
Aksident i rëndë në Tiranë, vdes 38-vjeçari
Edi: Dolce në Itali e ka Grande Fratello, këtu e ka Grande A...
Rubio kritikon BE-në për gjobën ndaj platformës X
FFK-ja reagon pas shortit të Botërorit
Kurti: Kosova histori suksesi në Indeksin Global mbi Krimin ...
Rritet numri i aplikuesve nga diaspora për votim në zgjedhj...