Deputetja e Kosovës dhe aktorja e njohur, Adriana Matoshi të hënën ka njoftuar se i është rikthyer tumori në tru, për të cilin ishte operuar para nëntë vitesh.
Në njoftimin në rrjetet sociale, mijëra qytetarë, figura publike e kolegë të deputetes i kanë dhënë mbështetjen për ta përballuar sëmundjen, shkruan arbresh.info
Matoshit i ka ofruar ndihmë edhe kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.
Pacolli i ka shkruar Matoshit se është në dispozicionin e saj nëse ajo konsideron se ndihmën mjekësore duhet ta kërkojë jashtë Kosovës.
“Adriana unë uroj nga zemra që të kurohesh nga kjo kokëdhimbje sa më shpejt. Të lutem mos harro se jam në dispozicionin tënd nëse mendoni se jashtë vendit, në Zvicër apo gjetiu do të ishte më mirë të vazhdosh të merresh me këtë problem që po të shqetëson tani. Më thuaj të lutem!”, ka shkruar Pacolli.

Kujtojmë se, Adriana Matoshi të hënën ka njoftuar se i është rikthyer tumori dhe se të mërkurën do t’i nënshtrohet një operimi. /arbresh.info/
“Është fëmijërore, joserioze, kushdo që e ka parë si garë”, ...
Me golin e Luis Diaz, Bayern shkon në pushim me epërsi
Këto janë tre mesazhet e Ramës drejtuar socialistëve në mble...
Papa Leo i quan kërcënimet kundër civilëve iranianë ‘të papr...
Luis Diaz shënon në ‘Bernabeu’, Bayern Munich në avantazh
Osmani: Në letrën e fundit që kemi marrë nga Trump s’u përme...