Prokuroria po heton se si ka funksionuar kompania “Besa Trans”.
Pas bisedës informative në prokurorinë bullgare, pronari i kësaj kompanie Bekim Haxhiu, për herë të parë pas tragjedisë ka komentuar në Facebook dhe ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave.
Ai ka thënë se është i pikëlluar dhe është me zemër të lënduar pasi që udhëtarët i konsiderojnë si familjarë të tyre.
Sidoqoftë, ai thotë se vullneti i Zotit nuk mund të ndryshohet dhe lutet që një gjë e tillë të mos i ndodhë askujt tjetër.
“Allahu në Xhenet i shpërbleftë shehedlit, të lënduarve shërim sa më të shpejtë, familjarëve sabër ju dhashtë. Këto fjalë i them me pikëllim dhe me zemër të lënduar. Ata ishin edhe familjarë tanë, sepse çdoherë kur kemi udhëtuar (kështu) i kemi konsideruar . 4 ditë ishim bashkë në Stamboll gjatë shëtitjeve. Shumica e tyre kanë udhëtuar edhe më herët. Këto sprova janë nga Allahu. Vullneti i Tij nuk mund të ndryshohet asnjë minutë dhe lusim Allahun që të mos e sprovojë askënd”, ka shkruar Bekim Haxhiu, pronar i “Besa Trans”.
VMRO-DPMNE-ja opozitare kërkoi të vërtetohet përgjegjësi për faktin se autobusi i “Besa Trans” ndonëse nuk ka pasur leje për transport të udhëtarëve, ka kaluar kufirin. Sipas opozitës, kjo tragjedi tregon se sistemi është jofunksional.
“A është më i rëndësishëm koalicioni LSDM-BDI se jeta e qytetarëve? A duhet të marrë opinioni përgjigje nëse është e vërtetë që drejtori Huseini nuk ka lëshuar urdhër për inspektim në pikën kufitare Deve Bair që nga dhjetori i vitit 2020, ndërsa pikat tjera kufitare si Tabanocë, Bllacë, Qafëthanë dhe Bogorodicë janë inspektuar rregullisht nga inspektorët?”, deklaroi Marija Miteva, zëdhënëse e VMRO-DPMNE-së.
Autobusi i djegur i “Besa Trans” këtë vit e ka kaluar 113 herë kufirin e Maqedonisë pa leje për transport të udhëtarëve brenda dhe jashtë vendit. Prokuroria ka marrë tashmë të gjithë dokumentacionin për punën e agjencisë dhe nëse konstaton përfshirjen e dikujt në këtë rast, do të hapë procedurë penale.
Pas 15 vjetësh, Japonia drejt rindezjes së centralit më të m...
Incidenti me pije, sqarohen Labi dhe Klodi
Gjykata Themelore shqyrton rastin e tre serb të akuzuar për...
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Pas Lindon Emërllahut, ekipi ukrainas nis punën edhe për yll...
Sulmet izraelite në Liban, një i vrarë dhe një i plagosur