Agjenti i shumë njohur i futbollit, Jorge Mendes me një intervistë për mediat franceze, ka thënë se Cristiano Ronaldo e ka merituar këtë vit Topin e Artë.
Mendes gjithashtu ka shpjeguar se përse klienti i tij meriton të fitoj këtë çmim.
“Topi i Artë ka vetëm një emër, Cristiano Ronaldo”- ka thënë agjenti për France Football.
“Ai kurrë nuk e ka merituar aq shumë sa këtë vit. Golashënuesi më i mirë në Serie A dhe në Euro 2020. Ai mban rekordin e golave në Champions League dhe është i vetmi që ka fituar gjithçka në tre vende të ndryshme.” – ka shtuar ai.
Portugezi më herët e ka fituar Topin e Artë plotë 5 herë.
Paraqitja e mirë e tij në Kampionatin Evropian dhe në Serie A, janë rezultat se ai tashmë ka hyrë ne listën e ngushtë, ku janë poashtu edhe 30 lojtarë të tjerë.
Kujtojmë që ceremonia e Topit të artë do të mbahet nesër nga ora 19:30 deri në 21:00. /arbresh.info/
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë
Pacolli: Posti i Presidentit duhet të jetë shprehje e vullne...
Sot shënohet dita e dytë e Epopesë së UÇK-së
Zelensky: Do të ndihmojmë SHBA dhe aleatët kundër dronëve ir...
Të premten mot me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat...