
The World Health Organization in Geneva has faced criticism from President Trump over its handling of the pandemic.
Organizata Botërore e shendetësisë (OBSH) deklaroi se po punohet për modifikimin e vaksinave kundër llojit të ri shqetësues të koronavirusit që ka rezultuar në ndalimin e udhëtimeve.
Varianti, i quajtur Omicron dhe i caktuar si një “variant i shqetësimit” nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), arriti në Belgjikë pasi u zbulua në Afrikën e Jugut.
OBSH paralajmëroi se provat paraprake sugjerojnë se varianti ka një rrezik të shtuar të riinfeksionit dhe mund të përhapet më shpejt se llojet e tjera. Një numër kompanish farmaceutike kanë thënë se po punojnë për të përshtatur vaksinat e tyre në dritën e shfaqjes së Omicron.
Sekretari britanik i Shëndetësisë, Sajid Javid tha se kishte “shqetësim të madh ndërkombëtar” për llojin pasi ndaloi fluturimet nga Afrika e Jugut, Botsvana, Lesoto, Eswatini, Zimbabve dhe Namibia për të kufizuar përhapjen e tij.
Javid u tha deputetëve se ‘’ka shqetësime se varianti mund të jetë më i transmetueshëm, t’i bëjë vaksinat ekzistuese më pak efektive’’. BE, SHBA dhe Kanadaja ndoqën të gjitha lëvizjen e Britanisë së Madhe për të vendosur kufizime të udhëtimit për vizitorët nga Afrika Jugore përpara se OBSH të shtonte llojin, i njohur gjithashtu si B.1.1.529, në kategorinë e tij më të lartë për sa i përket varianteve.
Pas shembjes së dheut, bllokohet për qarkullim rruga “...
Hoeness: Nëse Isak i kushtoi Liverpool 150 milionë euro, atë...
Shembja e rrugës në Prishtinë, dyshohet se ka pasur rrjedhje...
Pas arrestimit nga SHBA, reagon për herë të parë Maduro: Jem...
Për shkak të shembjes së rrugës, ndalet uji në disa zona të ...
Haradinaj mbështet protestën e veteranëve, thirrje për mobil...