Shtete nga pjesë të ndryshme të botës do të takohen të hënën për të diskutuar rreth hartimit të mundshëm të një traktati për pandemi, në të cilin do të përcaktoheshin masat për menaxhimin e krizave të ardhshme.
Takimi treditor në selinë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Gjenevë vjen në kohën kur planeti është ende i rrethuar nga pandemia, gati dy vjet pas regjistrimit të rasteve të para, shkruan France24
Çrregullimi ekonomik dhe miliona jetët e humbura janë nxitur thirrje për mbrojtje të re ndërkombëtare, e cila do të ishte mjaftueshëm e fuqishme për të parandaluar përsëritje të fatkeqësive të tilla.
“Do të kemi më shumë pandemi në të ardhmen. Pyetja nuk është nëse, por kur”, tha Jaouad Mahjour, asistent i drejtorit të përgjithshëm të OBSh-së për përgatitje për emergjenca.
Asambleja Botërore e Shëndetësisë – organ vendimmarrës i OBSh-së, i përbërë nga 194 shtete – do të mbajë një sesion të pashembullt e të posaçëm për ta shqyrtuar zhvillimin e një traktati të ri për përgatitjen dhe reagimin në rast pandemie.
Takimi do të duhej të përfundonte me një rezolutë, në të cilën do të përcaktohej rruga që duhet të ndiqet. Rezultati i dëshirueshëm – qoftë traktat apo ndonjë formulim tjetër – do të vijë vetëm më vonë, ndoshta deri në vitin 2024.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...