Zvicra ka një ndër shkallët më të ulëta të vaksinimit në Evropën Perëndimore.
Më pak se dy e treta e popullsisë së këtij shteti është vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, shkruan bbc transmeton arbresh.info
Numri i rasteve po rritet në mënyrë eksponenciale. Shifrat e të infektuarve po rriten për 40 për qind e 50 për qind çdo javë.
Prandaj, a po planifikon ministri i Shëndetësisë, Alain Berset, kufizime të reja, si Gjermania fqinje, ose a do ta bëjë vaksinimin të detyrueshëm, si Austria?

Asgjë nga këto. Në të vërtetë, të dielën, zviceranët do të votojnë për t’i hequr ose jo disa nga kufizimet që janë vendosur për ta luftuar pandeminë.
Izolimi i Zvicrës kurrë nuk ka qenë aq i rreptë sa i fqinjëve. Njerëzit kanë mundur të dalin jashtë për të ushtruar kurdo që kanë dashur dhe shkollat janë mbyllur vetëm për disa javë. /arbresh.info/
Aksident i rëndë trafiku në Lipjan, katër persona të lënduar
Palestinezët votojnë sot në zgjedhjet e para që nga lufta në...
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran