Nëntë persona të moshuar kanë vdekur si pasojë e zjarrit në një shtëpi kujdesi në lindje të Bullgarisë, kanë thënë zyrtarët.
Shpërthimi ka ndodhur në orët e pasdites në një objekt që fillimisht ka qenë shkollë, e më pas është shndërruar në institucion për kujdes ndaj të moshuarve në fshatin Rojak, ka thënë shefi i zjarrfikësve, Tihomir Totev, për televizionin publik, BNT.
“Fatkeqësisht nëntë persona kanë humbur jetën nga 58 sa kanë qenë në shtëpi, kur ka shpërthyer zjarri”, ka thënë ai.
Banorët tjerë janë evakuuar nga ndërtesa dhe disa prej tyre kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor për shkak të tymit, kanë thënë zyrtarët, sipas agjencisë së lajmeve, AFP.
Drejtorja e këtij institucioni, Milena Mazurik, e ka konfirmuar numrin e viktimave për kanalin privat, bTV.
Askush nuk e ka komentuar shkakun e zjarrit.
Tre pacientë kanë vdekur më herët gjatë muajit nëntor, pasi një zjarr ka shpërthyer në një departament të pacientëve me koronavirus në qytezën Sliven të Bullgarisë./REL
Përleshje me thika në Vragoli, tre persona përfundojnë në nd...
Vjen reagimi i parë nga një zyrtar rus, pas fitores së Peter...
Gjendet pa shenja jete një person në Graçanicë
Krejt çfarë dihet rreth bllokadës së paralajmëruar nga Trump...
Vetaksident në Dobrushë të Istogut, vdes një 32-vjeçar
Të shtëna me armë gjatë natës në rrugën Prishtinë-Ferizaj, c...