Qeveria e Talebanëve në Afganistan do të fillojë të paguajë pagat e prapambetura për nënpunësit civilë, thanë zyrtarët talebanë.
Ata kanë theksuar se edhe pensionet do të fillojnë të paguhen, transmeton portal arbresh.info
Mijëra nëpunës civilë afganë nuk janë paguar të paktën tre paga mujore.
“Ministria e financave thotë se, duke filluar nga sot, të gjithë nëpunësit civilë dhe stafi do të paguhen plotësisht pagat e tre muajve të fundit”, tha zëdhënësi i talebanëve Zabihulah Mujahid në Tëitter.
Dhe përpara se talibanët të merrnin pushtetin në Afganistan në gusht, shumë nëpunës civilë nuk paguheshin për javë të tëra.
Pasi erdhën në pushtet, miliarda dollarë të bankës qendrore afgane jashtë vendit, në SHBA dhe Evropë, u ngrinë. Qeveritë e huaja hezitojnë të financojnë drejtpërdrejt qeverinë talebane dhe ndihma është pezulluar nga institucionet financiare globale.
Pas një takimi të zyrtarëve talebanë me të dërguar të posaçëm nga Gjermania dhe Holanda në Kabul të enjten, të dërguarit shprehën gatishmërinë për të shqyrtuar pagesat direkte për sektorin e shëndetësisë dhe arsimit në Afganistan përmes organizatave ndërkombëtare./arbresh.info/
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës
FSK-ja forcohet për tri vende, ushtria e Kosovës këtë vit e ...
DHTIK mirëpret heqjen e bllokadave nga kompanitë transportue...
Dy të arrestuar në Arllat të Drenasit për lëndim të rëndë tr...
Një person gjendet pa shenja jete në Skënderaj
OBSH: Rreziku i përhapjes së virusit Nipah përtej Indisë ësh...