Një person është gjetur pa shenja jete në Pejë.
Viktima është gjetur në banesë, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij.
Ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion.
Këtë e ka konfrimuar për arbresh.info, zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 11:20, Policia është informuar nga ankuesi se në rrugen “Ymer Prizreni” në Pejë, një person është pa shenja jete në banesen e tij, menjëherë të gjitha njesitet kompetente kanë dalë në vendngjarje dhe nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e viktimës, me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i viktimës dërgohet në institutin e mjekësisë ligjore në Prishtinë për obduksion”, thotë ai./arbresh.info/
Gjenden mbetje eshëtrore në Skënderaj, dyshohet se u përkasi...
Zelensky falenderon Trump për ndalimin e bombardimeve ruse n...
Luis Enrique pranë rinovimit me PSG-në, zbulohen detajet e k...
Zjarret në Argjentinë, qeveria shpall gjendje të jashtëzakon...
Zelanda e Re refuzon ftesën e Trumpit për t’iu bashkuar ‘Bor...
PDK mban sot konferencë për media