Korrupsioni brenda sektorit të mbrojtjes në shumë vende është arsyeja kryesore për konflikte, jostabilitet dhe shkelje të të drejtave të njeriut, vlerëson Transparency International.
Në të gjithë botën, shpenzimet vjetore për ushtri janë afërsisht 2 trilionë dollar amerikanë. Në Ballkan, vendi me korrupsionin më të lartë në ushtri është Mali i Zi.
Por, ku renditet Kosova?
Radio Evropa e Lire ka publikuar një infografikë për korrupsionin nëpër ushtri, sipas së cilës Kosova renditet te vendet ku niveli i korrupsionit është i lartë.
Në këtë grup hyjnë edhe Shqipëria e Maqedonia e Veriut. Në Mal të Zi niveli i korrupsionit është shumë i lartë, derisa në Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjë dhe Hercegovinë është mesatar.
Irani, Arabia Saudite, Venezuela, Sudani janë disa nga vendet me korrupsion të nivelit kritik në ushtritë e tyre.
Ndërkohë, Zelanda e Re ka ushtrinë më së paku të korruptuar në botë.

Duka uron Vitin e Ri 2026: Mirënjohje për të gjithë ata që k...
Begaj uron Vitin e Ri 2026: Shqipëria dëshmoi vullnet për të...
Gjykata Supreme refuzon ankesën e Vetëvendosjes ndaj vendimi...
Spiropali uron shqiptarët: 2026 nis me shpresë dhe angazhim ...
Aprovohen mbi 27 mijë fletëvotime nga diaspora, refuzohen rr...
Agim Ademi: Viti 2025 do të mbetet një nga kapitujt më të rë...