Një bombol gazi në një shtëpi ka shpërthyer në Shijak vetëm pak minuta më parë. Policia njofton se si pasojë e shpërthimit është lënduar një 68-vjeçar, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Me datë 16.11.2021, rreth orës 15:30, dyshohet si pasojë e shpërthimit e një bombule gazi në banesë, është lënduar shtetasi R. B., 68 vjeç, banues në Shijak, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes./tch
Kusari-Lila: Austria mbetet një ndër partnerët seriozë të Ko...
NATO përkujton përvjetorin e katërt të pushtimit rus të Ukra...
Pas Andrew, arrestohet edhe ish-ambasadori Peter Mandelson
Abdixhiku shkruan pas takimit me Kurtin: Presidenca s’duhet ...
Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet për përjashtim të OV...
Kurti tregon nëse LVV e përkrah Osmanin për presidente