Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq, ka dhënë pikëpamjet e tij në lidhje me atë se çfarë duhet të ndryshojë për dënimet me kusht, që kanë të bëjnë në rastet kur gjatë vozitjes së papërgjgjshme ka aksidente trafiku me pasoja vdekjen.
Ai tha se po punohet në vendosjen e një vepre të re penale, e cila do të jetë “Drejtim i pamatur i automjetit”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Dua ta informoj opinionin se në kuadër të Grupit të Punës së Ministrisë së Drejtësisë për përgatitjen e Kodit të ri Penal, po vendosin një vepër të re penale ‘Drejtim i pamaturi i automjetit’, për të cilën parashihet dënim me burg deri tre vjet, ndërsa nëse ka pasoja me vdekje, dënimi do të jetë së paku 4 vjet burg”, tha Mariçiq.
Ndërsa lidhur me zbutjen e gjobave dhe dënimin me kusht për vepra të rënda në trafik, ai tha se do të iniciojë debat në kuadër të Grupit Punues për përmirësimin e zgjidhjeve ligjore dhe eliminimin e abuzimeve të mundshme në këtë drejtim, si dhe analizën e zbatimit të dispozitave ekzistuese nga gjykatat dhe Prokurorinë Publike, në lidhje me veprat penale që kanë të bëjnë me rrezikimin e sigurisë në komunikacion.
Atentat gjeneralit rus, plagoset pas të shtënave me armë zja...
Kosova synon podiumin në Paris Grand Slam 2026
Dyshohet për dallavere me vota, kryesuesja në Deçan ndalohet...
Sa shpenzoi PDK-ja nga tetori në dhjetor, KQZ publikon shifr...
Si i shpenzoi AAK-ja paratë brenda tre muajve
LDK-ja mbi 224 mijë euro shpenzime për tre muaj, 30 mijë vet...