Kryeministri i Kosovës dhe njëherit kryetar i VV-së, Albin Kurti, ka folur për humbjet në balotazh.
Ai ka thënë se mbrëmë ka pasur takim me të gjithë 12 kandidatët që kanë qenë në balotazh.
Kurti tha se për arsyet e humbjes do të bëhet një raport, por ai ka thënë se nga takimi është bërë e qartë se brenda partisë ka defekte strukturore dhe organizative të partisë, e cila sipas tij është rritur shumë.
“Ajo çka është e qartë nga takimi i mbrëmshëm se në subjektin ton i cili është rritur shumë, ka defekte strukturore dhe organizative, nuk kemi struktura që i përgjigjen madhësisë, kjo është një pjesë e shpjegimit. Pra ka defekte të brendshme. Nga ana tjetër ka pasur një bashkim të partive politike kundër nesh, që në këtë rast nuk e kanë pasur me kandidatët tanë, por me Qeverinë që nuk mund ta pranojnë punën e mirë që është bërë”, tha Kurti./arbresh.info/
Vendimi për ligjin ushtarak, ish-presidenti i Koresë së Jugu...
Sot ditëlindja e themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qem...
Policia e Kosovës me aksion, identifikon mbi 300 automjete t...
Katër të arrestuar në Malishevë pas sulmit ndaj policëve
Kërkohet identifikimi i personave që u prezantuan rrejshëm s...
Ky është i moshuari që humbi jetën nga aksidenti i sotëm në ...