Një tragjedi është regjistruar pasditen e sotme në Greqi. Tre anëtarë të familjes shqiptare kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti automobilistik.
Mediat greke, bëjnë me dije se tip “Toyota” me të cilën po udhëtonin familja shqiptare është përplasur me një cisternë.
Si pasojë e aksidentit, kanë humbur jetën në vend, burrë e grua, 46 dhe 43 vjeç si edhe vajza e tyre 22 vjeçe.
Mësohet se i gjallë nga rrënojat e makinës është nxjerrë vetëm djali 17 vjeçar. Raportohet se ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spitalin e Lamias.
Mediat greke kanë publikuar dhe pamjet nga aksidenti tragjik, ku shihet se makina e tyre është bërë shosh. Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia e cila po merret me hetimin e ngjarjes dhe rrethanat e aksidentit ku u mori jetën tre anëtarëve të familjes./oranews/

Ndeshje e çmendur: Parisi e fiton aktin e parë gjysmëfinal n...
Edhe dy orë deri në përfundimin e afatit kushtetues
Çfarë mbrëmje magjike në “Parkun e Princave”, Bayerni i rikt...
Pas humbjes në Hungari, Orban ofron dorëheqje edhe nga kreu ...
Parashikimi i motit për të mërkurën
Parisi me dy gola të shpejtë ndaj Bayernit