Një masë shtesë nga dita e sotme do të hyjë në fuqi me qëllim të parandalimit të përhapjes së infeksionit me virusin korona, përkatësisht të stimulimit për vaksinimin anti kovid.
Duke filluar nga dita e sotme, në gjithë Republikën e Maqedonisë prania në ambientet e mbyllura publike dhe private do të jetë e detyrueshme vetëm me dy doza të vaksinave.
Ndonëse jemi në javën e dytë të valës së re, Komisioni për Sëmundje Infektive ditë më parë nuk rekomandoi masa të reja kufizuese, por Ministria e Shëndetësisë dje vetëm se ngushtoi rrugët e të pa vaksinuarve.
“Ministria e Shëndetësisë informon se duke filluar nga 15 nëntori 2021 për të hyrë në objekte të mbyllura është e nevojshme të keni certifikatë për imunizim të plotë, përkatësisht të tregoni dokumentin se keni marrë dy doza të vaksinave kundër virusit korona. Ose duhet të posedoni vërtetim që dëshmon se keni kaluar infeksionin me CoVid-19 në 45 ditët e fundit, duke filluar nga dita e parë e shërimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së 18-të: Luhet në Ma...
Itali, qindra arrestime pas kontrolleve kundër drogës
Nga një muaj paraburgim ish-ministrit dhe gjashtë të tjerëve...
Mbi 3 orë pritjet në Merdarë për të hyrë në Kosovë
Alis triumfon në Fest 64, “Nan” do të përfaqësojë Shqipërinë...
Haradinaj sot mban tubim në Istog dhe Pejë