Një person i gjinisë mashkullore në Gjakovë ka tentuar t’i jap fund jetës duke konsumuar kimikate higjenike, si shkak u ndarjes nga e dashura, shkruan arbresh.info.
Zëdhënësi i Policisë së Gjakovës, Nusret Gjurkaj, për arbresh.info ka thënë se “sonte rreth orës 18:30 minuta nga emergjenca e spitalit rajonal “Isa Grezda” Stacioni policor- Gjakovë ka pranuar informatë se një person ka kërkuar tretman mjekësor si pasojë e konsumimit të kimikateve higjienike, duke tentuar të vetëvritet.
Ai tha se patrulla ka shkuar në spital ku ka takuar viktimën i cili ishte në gjendje stabile si dhe dëshmitaren e lartcekur me të cilën viktima ishte në lidhje dashurie.
“Nga biseda është mësuar se viktima aktin e tentim vetëvrasjes e kishte paralajmëruar me një mesazh te njëjtën e cila me pas e ka gjetur viktimën në gjendje jo të mirë shëndetësore ku dhe i është ofruar tretmani mjekësor. Sipas viktimës këtë përpjekje ai e ka ndërmarrë pasi i kishte prishur raportet me të njëjtën. Lidhur me rastin janë njoftuar hetimet e stacionit si dhe hetimet rajonale si dhe prokurori kujdestar. Gjendja e viktimës vazhdon të mbetet stabile si dhe i njëjti ndodhet nën përkujdesjen e mjekeve”, tha Gjurkaj.
Rasti është nen hetime./arbresh.info/
Sveçla priti në takim delegacionin e Komitetit të Këshillit ...
AUV tërheq nga tregu formula ushqimore për foshnje të import...
Ovouka vlerëson Celjen para takimit të parë
Kurti takon Sir Geoffrey Nice, diskutojnë bashkëpunimin dhe ...
Haxhiu priti në takim Shefin e Zyrës së BE-së, diskutuan për...
Bashkimi konfirmon rikthimin e Kyan Andersonit për finalen e...