Një person ka humbur jetën pasi u godit me veturë gjersa ishte duke e vozitur biçikletën në Gjakovë.
Lajmin për arbresh.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj ku ka dhënë detaje më të hollësishme.
Gjurkaj ka njoftuar se për këtë rast është njoftuar edhe Prokurori kujdestar i Shtetit, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe me kërkesë të familjarëve të ndjerit, kufoma i është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore.
Tutje thuhet se e dyshuara është intervistuar në prani të avokatit te saj mbrojtës, e me pas me urdhër te prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë.
“Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestarë i Shtetit, i cili ka dale ne vendin e ngjarjes, dhe me kërkese te familjarëve te ndjerit, kufoma ju është dorëzuar familjarëve për ceremoni mortore, ndërsa e dyshuara është intervistuar ne prani te avokatit te saj mbrojtës, e me pas me urdhër te prokurorit është ndaluar ne mbajtje për 48 orë”-thuhet në njoftimin e Policisë. / arbresh.info/
Lexo edhe:
U godit nga vetura teksa po voziste biçikletën, vdes një person në Gjakovë
Kaos dhe rrezik për qytetarët në punimet e sheshit ‘Xh...
Moti sot në Shqipëri
Irani hedh poshtë kërkesën e Trump për të hapur Ngushticën e...
Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB:...
Irani, vendi me ndërprerjen më të gjatë të internetit në his...
Kurti e Abdixhiku takohen sot për çështjen e presidentit