Në katër raste, gjatë 24 orëve të fundit Policia e Kosovës ka sekuestruar para të metalta të cilat i ka marrë për ekzaminim të mëtejshëm shkaku i dyshimeve se mund të jenë të falsifikuara.
Tri raste janë raportuar në Prishtinë, dhe një në Gjilan vetëm në 24 orëshin e fundit.
FALSIFIKIM I PARASË
Prishtinë, 08.11.2021 – 14:52. Me 11.11.2021 nga ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në bankë është raportuar se kanë pranuar rreth 270 € para të metalta dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.
Prishtinë, 11.11.2021 – 12:47. Nga një institucioni është njoftuar për monedha të metalta të falsifikuara, njësitë relevante policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë sekuestruar rreth 2259×2 € dhe 84×1 € monedha të metalta të cilat të dyshohet se janë të falsifikuara. Është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar.
Fsh. Llapna Sellë, 11.11.2021 – 16:00. Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar bankë është raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 20 € që dyshohet të jenë të falsifikuara dhe disa monedha të metalta në vlerë prej 47 €. Paratë janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet.
FALSIFIKIM I PARASË
Gjilan- Rr. Nëna Terezë, 01.11.2021 – 19:21. Me 11.11.2021 nga ankuesi mashkull kosovar, zyrtar në bankë është raportuar se kanë pranuar një kartëmonedhë prej 500 €, dy monedha metalike nga 1 € dhe dy monedha metalike nga 2 € që dyshohet të jenë të falsifikuara. Paratë janë sekuestruar për ekzaminim dhe procedura të mëtutjeshme hetimore. Rasti vazhdon të hetohet./arbresh.info/
OEK thirrje Qeverisë për përfshirje në projektet rajonale të...
Sulm me thikë në Londër, raportohet për të lënduar
Goditet kontrabanda në kufi me Serbinë, sekuestrohen 155 kil...
Theret me thikë një i ri në Sarandë
PSRK mirëpret dënimin e Sllobodan Radenkoviq: Vendimi forcon...
Alarme për bomba në disa shkolla në Shkup, policia në terren