Liga angleze, Premier League, ka konfirmuar datat dhe orarin e ndeshjeve për sezonin e ri, 2022/23.
Orari i është përshtatur edhe sipas ndeshjeve të Kupës së Botës, “Qatar 2022”, pasiqë shumica e lojtareve në klubet angleze, janë pjesë e Kombëtareve të tyre të cilët priten të kualifikohen tutje.
Sezoni i ardhshëm i Premier Ligës do të fillojë më datën 6 gusht 2022.
Ndeshja e xhiros së 16-të do të jetë grupi i fundit i ndeshjeve të luajtura gjatë fundjavës 12-13 nëntor përpara periudhës së thirrjes për turneun që fillon të hënën më 14 nëntor.
Liga angleze do të rifillojë pas finales së Kupës së Botës FIFA, e cila zhvillohet të dielën më 18 dhjetor 2022.
Kupa e Botës e cila është vendosur të mbahet në Katar, për së pari herë në historinë e këtij kompeticioni, do të mbahet në stinën e dimrit edhe pse në Katar, stina e dimrit nuk është shumë e ftohtë siç është në kontinentet e tjera, pasiqë në shtetet arabe, temperaturat janë të larta. /arbresh.info/
Ylli i Barcelonës: Ta krahasosh Yamalin me Messin është një ...
Presidenti iranian: Irani dëshiron të evitojë një luftë, Teh...
Kamberi:Miratimi i rezolutës nga Kongresi, hap i rëndësishëm...
S`ka datë për certifikim të zgjedhjeve të 28 dhjetorit
Myftiu Tërnava: Jam i tronditur nga akti kriminal i djegies ...
Një propozim dashurie pritet të ndodhë sonte në Big Brother ...