Presidenti i Maqedonisë së Veriut, , ka treguar bisedën e tij që e ka pasur muaj më parë me presidentin e Shteteve të Bashkuara Joe Biden, si dhe qasjen e tyre ndaj rajonit.
Në paraqitjen e tij në “ClickPlus”, Pendarovski ka folur konkretisht për Kosovën, duke thënë se ajo nuk është më prioritet i lartë i SHBA-ve, të paktën jo sikur në vitin e 1999.
“Të mos ju mbetet hatri miqve tanë amerikanë, por e përsëris edhe njëherë, Kosova që një kohë të gjatë ka dalë nga radarët e prioriteteve amerikane. Nuk them se nuk brengosen fare për rajonin, për ne, për Kosovën, megjithatë Kosova nuk është prioritet i politikës së jashtme amerikane dhe nuk do të jetë kurrë më shumë siç ka qenë gjatë periudhës së vitit 1999”, tha Pendarovski.
Ai gjithashtu tha se në bisedën që e ka pasur me Bidenin, i ka kërkuar që për ambasadorë në vendet e rajonit, të emërojë persona që e njohin mentalitetin e politikanëve të Ballkanit.
AUV-i njofton ndalimin e importit të shpezëve të gjalla dhe ...
Rasti i Arianit Sllamnikut, policia fton për intervistim qyt...
Lavrov: Rusia është e gatshme të komunikojë me SHBA-në për B...
Trusti nis shpërndarjen e pasqyrave vjetore për kontribuuesi...
Zemaj kërkon dorëheqje në sektorin e shëndetësisë
Kurti u takua me përfaqësues nga Këshilli i Jashtëm për Marr...