Kjo është një zgjedhje e shkëlqyer për drekë ose për një darkë të lehtë, transmeton portal arbresh.info
Përbërësit:
1 kokë brokoli
Domatina
200 gr salcë kosi
2 vezë
150 gr djathë
2 lugë të plota djath parmesan
vaj ulliri
Përgatitja:
Lani brokolin nën ujë të rrjedhshëm, grijeni në lule dhe ziejini në ujë të vluar me kripë. Kujdesuni që të mos zihet shumë, mjaftojnë pesë minuta. Më pas, kullojeni dhe lëreni mënjanë.
Grini djathin dhe e përzieni me parmixhanin e grirë. Domatinat ndani në copa, ndërsa vezët pasi t’i keni rrahur I shtojmë kosin dhe i shtojmë gjysmën e djathit të grirë.
Lulet e brokolit i radhisim në mënyrë të barabartë në një enë të lyer me vaj ulliri, vendosim domatinat dhe i hedhim përsipër përzirejen e vezëve dhe të kosit. Spërkateni gjysmën tjetër të djathit të grirë, më pas shtoni copat e domates së freskët. Piqeni në furrë të parangrohur në 180 C për rreth gjysmë ore. Në mënyrë që gjithçka të piqet bukur, pa u djegur, është mirë ta mbuloni enën me fletë metalike./arbresh.info/
Kurti në Zvicër: Forma më e lartë e patriotizmit është arsim...
Hoxha falënderon Rubion për nderimin e Nënë Terezës
Nis dizensektimi në zona endemike, Muja: 971 mijë euro për s...
Ligji i ri për Shtetësinë përplas partitë politike, Sveçla: ...
Sulm me bombë ndaj trenit në Pakistan, 24 të vdekur dhe dhje...
A e bashkoi apo e përçau Osmani LDK-në?, flet Haziri