Ministri Peci: Synojmë që buxhetin për bujqësi ta kemi 100 milionë euro

11:35 | 10 Nëntor 2021
A Z

Pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka mbajtur konferencë për media lidhur me zhvillimet e fundit në sektorin e bujqësisë.

Ministri Peci tha se, ligji për bujqësi është tejet i rëndësishëm për të arrit synimet dhe objektivat që ka kjo Qeveri.

Ai thotë se synojmë që deri më fund të mandatit buxhetin për bujqësi ta kemi 100 milionë euro.

“Sot pas një pauze 8 vjeçare në të cilën qeveritë paraprake nuk kishin aprovuar asnjë ligj në sektorin e bujqësisë ne sot kemi aprovuar dy ligje, ligji për bujqësi dhe zhvillim rojal si dhe ligjin për pijet e forta alkoolike. Ligji për bujqësi është tejet i rëndësishëm për të arrit synimet dhe objektivat që ka kjo Qeveri. Deri  në fundvit ne do ta kemi edhe strategjinë e re që i bashkëngjiten agjendës së Bashkimit Evropian për aprovimin e dokumenteve strategjike 2021-2027. Do të kemi edhe mundësi shumë më të madhe për menaxhimin më të mirë,  aplikimet që kemi bërë në fonde ndërkombëtare edhe deri më fund të mandatit në synojmë që buxhetin për bujqësi ta kemi 100 milionë euro”, tha Peci./arbresh.info/