Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar konceptdokumenti për themelimin e mekanizmit për dokumentimin e krimeve te kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu tha se qëllimi i një mekanizimi të tillë është që krimet që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë të mblidhen, verifikohen, sistemohen e ruhen.
“Sot para jush paraqesë koncept-dokumentin për themelimin e mekanizmit për dokumentimin e krimeve te kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Qëllimi i një mekanizimi të tillë është që krimet që kanë ndodhur gjatë luftës së fundit në Kosovë të mblidhen, verifikohen, sistemohen, ruhen dhe të jenë të çashëm në radhë të parë për viktimat dhe pastaj për shoqërinë dhe institucionet e drejtësisë”, tha Haxhiu.
E për këtë Kryeministri Kurti tha se, krimet kundernjerzimit të kryera gjatë luftës do të trajtohen nga mekanizimi për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.
“Adresimi i krimeve te luftës në Kosovë është shumë largë prej asaj që ne duam e asaj që neve na duhet, ne nuk mund ta zhbëjmë as të kaluarën e as ta kthejmë kohë prapa për ti adresuar krimet që ishte dashur të adresohen shumë më parë. Por mund ta bëjmë më të mirën në rrethanat që jemi pas më shumë se dy dekada, shkeljet e renda të drejtave të njeriu, krimet e luftës, dhe krimet kundernjerzimit të kryera gjatë luftës do të trajtohen nga mekanizimi për dokumentimin e krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë.”, tha Kurti./arbresh.info/
Muriqi thirrje tifozëve: Tash është koha për t’u bashkuar, j...
Zjarri në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, vdes një 80 vje...
Trump kërcënon të aktivizojë “Aktin e Kryengritjes”
Arrestohet brenda pak orësh i dyshuari për vjedhjen e një ve...
Po e pyet ChatGPT-në për shëndetin? Ja kur është ide e mirë ...
Zjarr në një shtëpi në Gracë të Vushtrrisë, dyshohet për një...