Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bilimi, ka thënë se Terminali Doganor, i cili ka qenë brengë dhe i përfshirë në raportin e Komisionit Evropian, më nuk është
“Brenda vitit 2022 të gjitha terminalet do të kalojnë në pronësi publike. Një breng e BE-së që daton që nga viti 2018, kjo Qeveri i ka vendos prioritet”, tha Bislimi, raporton arbresh.info
Ai duke folur për raportin e Bashkimit Evropian të publikuar për Kosovën, ka thënë se raporti evidenton të gjetura jo të mira , të cilat kryesisht janë në periudhën e Qeverisë Hoti.
“Ky raport ngërthen një periudhë gjatë mujore e që janë gjashtë mujori i Qeveris Hoti dhe janë gjashtë mujori i Qeverisë Kurti dhe kanë arritur një mesatare. Raporti flet për mungesë të shumicës parlamentare dhe ngërçit politik.
Kryesuesja e Komisionit për Integrime Evropiane, Rrezarta Krasniqi, tha se qeveria duhet të bëjë progres në sundimin e ligjit për të arritur liberalizmin e vizave.
Ajo tha se raporti do të shqyrtohet në Kuvend.
“Agjenda e reformave ka ofruar pasqyrë të qartë. Lidhur më liberalizimin e vizave besoj se jemi në stazin e fundit. Besoj që Qeveria do të bëjë progres në sundimin e ligjit. Raporti duhet të shërbej si udhërrëfyes”, tha Krasniqi./arbresh.info/
Konfirmohet nga Irani: Lideri i ri suprem Mojtaba Khamenei ë...
Haradinaj kujton demonstratat e 11 marsit: Studentët mposhtë...
E dhimbshme: Vdes i riu nga Peja pas një aksidenti në trafik
Intensifikohen kontrollet për çmimet e naftës, inspektorët n...
Hamza kujton 11 marsin e ‘81-ës
Aksion kundër nxjerrjes ilegale të thëngjillit në Vushtrri, ...