Është arrestuar në Maqedoni të Veriut një shtetas i Shqipërisë.
Siç ka njoftuar “Alsat-M”, gjatë kontrollit në makinën e 38-vjeçarit janë gjetur dhe sekuestruar 5 çanta me nga 100 paketime me marihuanë, në total 100 kilogramë marihuanë, me vlerë rreth 350 mijë euro.
Aksioni, sipas MPB së Maqedonisë së Veriut ka zgjatur disa muaj, ndërsa janë vëzhguar disa shtetas të Shqipërisë.
“Gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 22:00 në rrugën lokale të fshatit Orovnik, komuna e Debërcës, policia ka privuar nga liria 38-vjeçarin M.P. shtetas i Republikës së Shqipërisë, me çka është ndërpre një kanal ndërkombëtar për tregti ilegale të marihuanës nga Republika e Shqipërisë në vendin tonë”, ka njoftuar zëdhënësja e MPB së Maqedonisë së Veriut, Suzana Pranjiq-Talevska.
Nisin reshjet e borës në qarkun e Kukësit, temperaturat zbre...
Gjashtë ndryshime të Kampionatit Botëror të vitit 2026
Mbi 1,000 makina të djegura në natën e Vitit të Ri, të paktë...
Nga sot nis numërimi i votave me postë
Sot mbahet Akademi Përkujtimore për Nexhat Dacin në Kuvendin...
Moti sot në Shqipëri me vranësira të dendura dhe shira në të...