Deputeti i Alternativës Skender Rexhepi-Zejd ka thyer sot heshtjen e tij sa i përket rrëzimit të Qeverisë. Me këtë rast ai u shpreh se është për rrëzimin e kësaj qeverie, por jo me çdo kusht.
“Gjithë deputetët kemi qenë të bindur që E majta nuk nënshkruan dhe në frymën e kësaj u dakorduam për të dhënë firmën. Dhe qëndrimi i Alternativës ka qenë i njëjtë”, tha Skender Rexhepi.
Rexhepi ishte i prerë se nënshkrimi i tij nuk do të qëndroj bashkë në një listë ku qëndron edhe nënshkrimi i kreut të së Majtës.
“Kështu ka qenë që kur e kemi përpiluar atë listë pjesë e saj të mos jetë edhe e Majta. Unë nuk pranoj që nënshkrimi imë të jetë pjesë e Listës bashkë me nënshkrimin e kreut të së Majtës”, tha Skender Rexhepi-Zejd. Mandatin nuk e kemi marrë për tu shërbyer kauzave antishqiptare”, tha Zejd./express.mk/
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...