Pas takimit me Gabriel Escobar, zëvendësndihmës Sekretar i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, kryetari i Presidencës së Bosnjë dhe Hercegovinës, Zheljko Komshiq tha se mesazhet e Escobarit ishin se nuk do të ketë luftë dhe se Dejtoni ishte dhe mbeti burimi i politikës amerikane në Bosnjë.
“Mesazhi për sjelljen e Beogradit është se Serbia nuk është e interesuar për konfliktin në Bosnjë. Perspektiva e rajonit është në proceset integruese të të gjashtë vendeve të rajonit”, tha Komshiq, raporton Avaz, transmeton Klankosova.tv.
Ai shtoi se është e nevojshme që marrëdhëniet mes këtyre vendeve të rregullohen në atë mënyrë që të rritet tregtia dhe të zvogëlohen barrierat në lëvizjen e mallrave dhe shërbimeve.
“Gjithashtu, vlerësimi i zotit Eskobar është se gjithçka që po ndodh në Bosnjë është një krizë artificiale dhe se nuk ka asnjë bazë reale”, shtoi Komshiq.
“Gjithçka rreth Dejtonit, dhe Shtetet e Bashkuara janë nënshkruese të Dejtonit, nuk do të ndryshohen pa pëlqimin e Shteteve të Bashkuara. U tha shprehimisht se nuk do të kishte luftë. Tani nëse ka mjaft budallenj në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe në rajon, ne jemi të bindur se ka. Çështja është nëse do të jemi të zgjuar apo budallenj dhe do të shkatërrojmë paqen”, tha ai.
ShBA thotë se ka nisur pastrimin e minave në Ngushticën e Ho...
Kërcasin plumbat në Ferizaj, rrahje dhe të shtëna, një i dys...
Lot e dhimbje, Albulena Haxhiu ndan pamjet nga varrimi i bab...
Zyrtari policor nën ndalim 48-orësh, akuzohet për ngacmimin ...
Bisedimet SHBA-Iran, CNN: Bota po pret në ankth se a do të k...
Shtrenjtohet pemët, perimet e mishi, ASK njofton për rritje ...